Sileksi dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve

Pas dy fitoreve radhazi, e para në kampionat kundër Tikveshit dhe më pas në Kupë ndaj Bashkimit në Kumanovë, fytyrat e qeshura janë rikthyer në kampin e Sileksit. Ekipi i Sileksit do të presë ekipin e Pelisterit në raundin e 10-të të LPFM-së në një përpjekje për të vazhduar serinë e fitoreve dhe për të arritur triumfin e shtatë të sezonit.

SILEKSI pret mysafirët nga Manastiri në një atmosferë të shkëlqyer me shpresën se ata do të vazhdojnë serinë e tyre triumfuese.

"Pas dy fitoreve në kampionat, dhe mbi të gjitha në Kupë, ngadalë u rikthyem në një ritëm fitues. Kjo kontribuoi në përmirësimin e atmosferës, pas tre humbjeve radhazi. Po i lëmë të gjitha këto pas dhe po përqendrohemi në sfidën e radhës, që është dueli kundër Pelisterit në fushën e vet. Jemi të gjithë gati të japim maksimumin. Sileksi synon fitoren në çdo ndeshje, dhe kështu do të jetë edhe në ndeshjen me Pelisterin. Do të bëjmë çmos për të marrë trI pikë", thotë Darko Dodev, mesfushori i Sileksit.