Fitore bindëse e Sileksit në duelin me Bashkimin pran rezultatit 6-0. Duke marrë parasysh që skuadra e Kumanovës i nisi përgatitjet me vonesë, dhe humbi një pjesë të madhe të lojtarëve, skuadra nga Kratova shënoi gjashtë gola, dhe ende kishte shanse për të regjistruar një triumf edhe më bindës.
Seria e golave filloi me Darko Ilieskin, i cili shënoi me kokë duke e mposhtur Aliun pas një goditjeje nga këndi, në minutën e tretë. Goli i dytë nuk vonoi shumë dhe vetëm pesë minuta më vonë, Jamuzi shënoi autogol, pas një tjetër goditjeje nga këndi.
Në fund të pjesës së parë, një tjetër gol u shënua nga Sileksi, në minutën e 30-të Delimegjac shënoi pas një asisti nga Hasukiç.
Goli i katërt nuk u shënua deri në minutën e 62-të, kur Shero, priti topin e rikuperuar dhe e drejtoi në portën e Aliut. Ishte minuta e 74-të kur, pas një lëvizjeje të shkëlqyer, Timovski krosoi te Hasukiç, i cili shënoi golin e pestë për Sileksin.
Dy minuta më vonë, aksion i shkëlqyer dhe Velinovski e kaloi Manojllovin, i cili doli i vetëm dhe përmes këmbëve të Aliut vendosi rezultatin bindës 6-0 për ekipin vendas.





