Njoftim në lidhje me artikujt e FC GOSTIVAR | FFM

Federata e Futbollit e Maqedonisë, në përputhje me momentin, në ditët e zisë, përmbahet nga aktivitetet që nuk janë në përputhje me respektin që shprehim në këto momente të vështira.

Në këtë kontekst, dëshirojmë të theksojmë se FFM nuk do të merret me interesa të caktuara të klubeve, as nuk do të shkëmbejë korrespondencë të papërshtatshme gjatë kësaj periudhe. 

Ne besojmë se të gjitha klubet e futbollit kanë mirëkuptim dhe do t'i respektojnë këto ditë në përputhje me rrethanat.

Në këtë drejtim, i bëjmë thirrje KF Gostivarit që t’i respektojë këto momente dhe të mbrojë e të dëshmojë interesat e veta në fushën e gjelbër, në vend që ta bëjë këtë përmes letrave dhe presionit publik. Sidomos pasi nuk kanë asnjë arsye për ta bërë këtë. 

Në momente si këto, futbolli dhe sporti në përgjithësi duhet të bashkohen, jo të përdoren për interesa të përditshme, veçanërisht në ditë zie. 

Ne besojmë se së bashku do të tregojmë respekt dhe dinjitet.

Federata e Futbollit të Maqedonisë