Spahiu: Duhet të përqendrohemi për të arritur rezultat pozitiv.

Shkupi është ende në kërkim të fitores së parë këtë sezon duke besuar se ka ardhur koha të fitojë tri pikët e para dhe të sigurojë gëzimin e parë në elitën e futbollit vendas. Lojtarët besojnë në punën e tyre dhe në mundësinë e një rezultati pozitiv, tani nën udhëheqjen e trajnerit Minas Osmani. Futbollisti Rigon Spahiu është i bindur se skuadra e Pelisterit është analizuar mirë dhe se skuadra është e gatshme t'i përgjigjet pozitivisht qëllimit kryesor - fitores dhe tri pikëve.

"Jemi të përgatitur mirë për ndeshjen kundër Pelisterit. Gjatë javës analizuam kundërshtarin dhe punuam në detajet që na duhen për të dhënë më të mirën tonë. E dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe do të hyjmë në fushë të përqendruar, në mënyrë që të arrijmë rezultatin që duam. Unë besoj te skuadra dhe te puna që po bëjmë", tha Rigon Spahiu.

Ndeshja midis Shkupit dhe Pelisterit do të luhet në stadiumin e Strugës, duke filluar nga ora 13:00.