Goran Staniç ka përzgjedhur 23 lojtarët për paraqitjet e ardhshme të Maqedonisë U-21

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë U-21, Goran Staniç, njoftoi listën e lojtarëve që do të garojnë për një vend në ekipin kombëtar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Italisë dhe Armenisë.

Staniç do të ketë në dispozicion 23 lojtarë për këto dy ndeshje, përfshirë disa emra të rinj.

PORTIER: Vasko Vasilev (Struga Trim Lum), Lupçe Xhekov (Sileks), Nikola Filevski (Bregalnicë).

MBROJTES: Marko Stoilevski (AP Brera), Andrija Dimeski (Vozhdovac; Serbi), Andrej Arizankovski (AP Brera), Anes Meliçi (Shkëndija Tetovë), Gjorge Xhekov (Sileks), Numan Ajeti (Shkëndija Tetovë), Memetriza Hamza (Struga Trim Lum), Davida Stojanovski (Bravo Slloveni).

MESFUSHOR: Matej Angelov (Rabotniçki), Sejdo Durakov (Roth Weiss Erfurt, Gjermani), Ilija Maslarov (Lugano, Zvicër), Mateo Sofijanoski (Makedonija Gj.P.), Martin Gjorgievski (Zbrojovka Brno, Republika Çeke), Muhamed Kurtishi (Basel, Zvicër).

SULMUES: Dimitar Danev (Vardar), Matej Gashtarov (Borac Čacak, Serbi), Kire Stojanov (AP Brera), Admir Ljatifi (Osijek, Kroaci), Nikola Manojlov (Rabotnički), Dimitar Trajkov (Dugo Polje, Kroaci)

Grumbullimi i futbollistëve është më 23 mars dhe pas një seance stërvitore në Shkup, ekspedita e Maqedonisw U-21 do të udhëtojë për në Empoli, ku do të përballet me Italinë më 26 mars, ndërsa pesë ditë më vonë do të përballet me Armeninë.