Struga TL me fitore ndaj Makedonija Gj.P. e nisi me sukses kampionatin e ri

Me nga një gol në të dyja pjesët, ekipi i Strugës TL pati një nisje të suksesshme në kampionatin e ri në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoni. Struga arriti të mposhtë ekipin e Makedonija GJ.P. me rezultatin 2-0 në fushën e tyre, me gola të Xharxhue-s, në fund të pjesës së parë dhe të Kampaores, në pjesën e dytë. Ndeshja kishte pak raste, të dyja ekipet ishin mjaft të disiplinuara dhe Struga TL arriti të realizojë rastet e dhëna dhe të merr 3 pikët e dëshiruara.

Pjesa e parë kaloi kryesisht në mesfushë dhe ishte e vështirë të krijoheshin raste për gol. Topat e gjatë ishin arma më e fortë për ekipin vendas dhe nga një situatë e tillë, ata morën epërsinë. Një goditje dënimi nga krahu i djathtë, pas së cilës Hamza krosoi, topi fluturoi gjatë drejt Maudo Xharxhue-s, i cili arriti ta mposhtë Efremovin me kokë nga 5-6 metra dhe t'i jap avantazhin Strugës.

Më herët në minutën e 42-të të ndeshjes, Kampaore arriti të mposhtë Efremov pas një gabimi të madh nga mbrojtja. Megjithatë, pas konsultimit me gjyqtarët e VAR, goli u anulua për shkak të prekjes me dorë.
Dosev pati rastin e parë për Maqedoninë në kohën shtesë të ndeshjes në minutën e 59-të, Angeletti arriti ta shpëtonte.
Struga TL shënoi golin e dytë në minutën e 75-të. Pas një posedimi në gjysmën e kundërshtarit, Shabani ia pasoi Maleskit, i cili asistoi te Kampaoré-n, që arriti të mposhtë Efremov-in me një gjuajtje të saktë, duke rritur avantazhin për ekipin vendas.

Pas golit, mysafirët dukeshin sikur nuk kishin forcë për t’u rikthyer, ndërsa Struga TL luajti aq sa duhej për të ruajtur rezultatin dhe për t’i gëzuar fitores së parë në kampionatin e ri.