Struga TL nuk bën dallim midis kundërshtarëve: "Çdo ndeshje vlen tre pikë dhe ne duam t'i fitojmë ato"

Struga Trim Lum është ende një ekip i pamposhtur në Ligën e Parë dhe dëshiron të vazhdojë në të njëjtin stil në duelin e sotëm kundër Pelisterit. Futbollitët e Struga TL po mendojnë vetëm për tre pikët, me të cilat do të ktheheshin në krye të tabelës.

Trajneri Bledi Shkëmbi thekson se skuadra përgatitet në mënyrë identike për çdo ndeshje kampionale dhe nuk nënvlerëson askënd, sepse çdo ndeshje mbart të njëjtën vlerë - tri pikët.

"Ne i përgatisim ndeshjet në të njëjtën mënyrë çdo javë. Nuk bëjmë dallime midis ekipeve. Motivimi ynë si ekip janë gjithmonë tri pikët dhe suksesi në fund të çdo ndeshjeje. Jam i kënaqur që ne, si staf trajnerësh, por edhe lojtarët, jemi të gjithë në të njëjtën linjë. Pelisteri meriton respekt maksimal dhe motivimi ynë është të vazhdojmë me rezultate të suksesshme", tha Shkëmbi.

Ndeshja midis Struga TL dhe Pelister do të luhet në stadiumin e qytetit të Strugës, në orën 15:00.