Struga Trim Lum ndjen se ka një shans për pozicionin e dytë dhe ka motivimimin maksimal për ta mposhtur AP Brerën, në duelin e sotëm nga java e 30-të në Ligën e Parë. Pas barazimit me Shkendijën në Kratovë, Struga TL është gjashtë pikë prapa, por mund ta përgjysmojë këtë deficit me një triumf të mundshëm kundër AP Brerës, dhe më pas vjen derbi në Tetovë me Shkendijën për vendin e dytë.
Marco Angeletti, portieri italian që luan sezonin e tij të parë në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndau mendimin e tij përpara ndeshjes kundër AP Brera.
"Disa nga rezultatet në gjysmën e dytë të sezonit nuk ishin në nivelin tonë më të lartë, përfshirë dy ndeshjet kundër AP Brera. Sinqerisht, nuk mund të gjej asnjë justifikim, por duhet të përqendrohemi te e ardhmja dhe të arrijmë fitoren në ndeshjen e sotme. AP Brera është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar. Duke pasur parasysh situatën e tyre në tabelë, pres që ata të luajnë me motivim maksimal. Por besoj se mbështetja e tifozëve tanë do të na japë energji shtesë për të arritur qëllimin tonë dhe për të fituar", tha Angeletti.
Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe AP Brera është planifikuar për në orën 16:00, në stadiumin e qytetit në Strugë.





