Në një ndeshje interesante dhe emocionuese në Gostivar, Struga Trim Lum, me përmbysje në pjesën e dytë, arriti fitoren dhe tri pikët kundër Arsimit.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe kërcënuan me anë të Kampaores. Arsimi u kundërpërgjigj me një aksion të Gafurit, por gjuajtja e Sikurut përfundoi në duart e portierit të Struga Trim Lum, Marko Anxhletii. Sulmuesi i mysafirëve, Kampaore, në minutën e 25-të, kërcënoi përsëri me një gjuajtje nga distanca, por tentim iu tij u prit nga Islami.
Në minutën e 40-të, Belluli gjuajti fuqishëm, dhe pas rikthimit të topit, as Sikiru nuk ishte i saktë.
Vetëm një minutë më vonë, Sikiru shënoi golin e parë të kësaj ndeshjeje dhe të parin për Arsimin në shtëpi në Ligën e Parë me një gjuajtje të shkëlqyer nga 20 metra.
Në pjesën e dytë, mysafirët kaluan në ofensivë, dhe kjo u shpërblye në minutën e 68-të kur Marjan Radeski barazoi rezultatin në 1:1 me një gjuajtje të saktë me kokë. Vetëm tre minuta më vonë, Struga Trim Lum arriti një kthesë të plotë. Kampaore shfrytëzoi një gabim të Cuculit nga Arsimi dhe e mposhti portierin e Arsimit, Islami, me një gjuajtje të saktë.
Në fund të ndeshjes, Arsimi provoi disa gjuajtje nga distanca, por nuk arriti të shmang humbjen e parë të sezonit të ri. Struga Trim Lum do të presë Rabotniçkin në raundin e 3-të, ndërsa Arsimi do të jetë mysafir në Tetovë, kundër kampionit aktuale, ekipit të Shkendijës.





