Komisioni i Gjyqtarëve: Vendimet në rastet diskutabile nga ndeshja Shkëndija – Vardari janë plotësisht të sakta!

Komisioni i arbitrimit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi shqyrtoi raportin nga ndeshja Shkëndija - Vardari, takimi luajtur në kuadër të javës të 10-të të Ligës së Parë të Futbollit, përcaktoi se vendimet e arbitrimit në disa momente diskutabile ishin plotësisht të sakta.

Në aksionin që i parapriu goditjes së penalltisë, nuk pati faull, loja vazhdoi normalisht:

Pas goditjes nga këndi, gjyqtari akordoi në mënyrë korrekte një penallti për prekje me dorë nga një lojtar i Shkëndijës, gjë që është plotësisht në përputhje me rregullat e lojës:

Në minutën e 88-të, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli i Shkëndijës u anulua me të drejtë për shkak të një situatë jashtë loje, ku përfshihej golashënuesi i golit, Besart Ibraimi: