Komisioni i Arbitrimit pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njofton se vendimi i marrë në minutën e 51-të të ndeshjes midis Vardarit dhe Struga Trim Lumit, i luajtur në kuadër të xhiros së 9-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, është i saktë.
Pas shqyrtimit të pamjeve filmike, u konfirmua se pas krosimit nga Manevski, mbrojtësi i Struga Trim Lum, Ilievski luajti me dorë në zonën e tij të penalltisë, pas së cilës gjyqtari kryesor, me ndihmën e teknologjisë "VAR", akordoi saktë një goditje penalltie në favor të ekipit vendas.
Komsioni i Arbitrimit konfirmon korrektësinë e vendimit, i cili është në përputhje të plotë me rregullat e lojës dhe protokollin e VAR-it.





