Komisioni i Garave pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur të pezullojë stadiumin në Çair, për një kohë të pacaktuar, derisa të merret një vendim përfundimtar nga Komisioni Disiplinor.
Në kohë të njëjtë, kundër FC Shkupi 1927 është iniciuar procedurë disiplinore dhe çështja është dorëzuar te Komisioni i Disiplinës pran FFM-së.
Arsyeja për një vendim të tillë janë incidentet serioze në ndeshjen e javës së 7-të në Ligën e Parë, mes FC Shkupit 1927 dhe Makedonija GJ.P., kur një pjesë e grupit të tifozëve vendas ndezën dhe hodhën fizhekzjarrë në fushë dhe në zonën ku ndodhej produksioni televiziv i ndeshjes, duke shkaktuar dëme serioze në një pjesë të pajisjeve të Radio Televizionit të Maqedonisë (MRTV), i cili realizonte transmetimin e drejtpërdrejt.
Pavarësisht reagimeve të shërbimeve të FFM-së dhe delegatit të ndeshjes ndaj zyrtarëve të FC Shkupi 1927 gjatë ndeshjes, nuk u ndërmorën masa për të parandaluar dëmet e mëtutjeshme.
Radio Televizioni Maqedonisë me anë të një shkrese zyrtare e informoi FFM-në se dëmi duhet të kompensohet dhe se stadiumi në Çair, nuk ka kushtet për transmetime televizive pa ndërprerje dhe profesionale, prandaj nuk do të kryen transmetime të drejtpërdrejta nga ky stadium, derisa të krijohen kushte të sigurta të punës.
Shtesë e kësaj është se disa nga tifozët vendas dogjën një banderolë të grupit të tifozëve mysafirë "Luanët".
FFM-ja edhe një herë u bën apel të gjitha klubeve që të marrin përgjegjësi maksimale dhe masa për të siguruar rendin dhe kushtet e përshtatshme të punës, me qëllim krijimin e një atmosfere të sigurtë dhe sportiv në të gjitha stadiumet në vend.





