Trapanovski: Taktikisht duhet të jemi në formën tonë më të mirë kundër Belgjikës

Përfaqëusesja "A" e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Belgjikës (6 qershor, në Shkup) dhe Kazakistanit (9 qershor, në Astana).

Kristijan Trapanovski, beson se taktikisht duhet të jemi në nivelin më të lartë për të provuar të konkurrojmë me Belgjikën, favoritin më të madh në grupin tonë.

"Motivi në ekip është në nivelin më të lartë. Këto janë ndeshjet e fundit të sezonit për ne dhe mendoj se jemi gati. Kemi respekt për të gjithë dhe mendoj se do të kemi një qasje të mirë, fillimisht me Belgjikën dhe pastaj me Kazakistanin. 

Individualisht, Belgjika ka lojtarë të shkëlqyer, por mendoj se nëse përgatitemi mirë taktikisht, mund të konkurrojmë me ta.".