KF Luboteni fiton trofeun e Kupës së Maqedonisë për Vajza

Futbollistet e KF Luboten fituan trofeun e Kupës së Maqedonisë për herë të tretë radhazi. Në finale, KF Luboteni shënoi fitore kundër Tiberias Brera me rezultat 3:0 (1:0) në stadiumiin "Petar Milloshevski".

Rezultati u hap në minutën e fundit të pjesës së parë me një gol të Ogoçukvu Ohadile. Nigeriania shfrytëzoi mbrojtjen e dobët të ekipit nga Strumica, të cilët bënë një kurth të pasuksesshëm për pozicion jashtë loje, ndërsa Ohadile nuk gaboi për 1:0. 

Vajzat nga Tetova dyfishuan epërsinë e tyre në një moment të shkëlqyer. Ato shënuan një gol të dytë në fillim të pjesës së dytë dhe Ohadile ishte përsëri golashënuese. Pas një reagimi të keq nga portierja e Tiberias, sulmuesja nigeriane e dërgoi topin në rrjetë për 2:0 në minutën e 49-të. Golashënuesja e e golit të tretë ishte Eva Veliçkovska, e cila vuloi rezultatin përfundimtar, në minutën e 89-të.

Për KF Luboteni, kjo është e hera e tretë radhazi që fiton Kupën e Maqedonisë. Tiberias Brera mbetet me kupën e fituar në sezonin 2017/18. Ata u mposhtën në finale edhe dy herë, në sezonet 2016/2017 dhe 2018/2019.