Uellsi shpëton në sekondat e fundit nga humbja në Shkup

 

Përfaqësuesja "A" e Maqedonisë u ndal në barazimin 1:1, kundër Uellsit, në raundin e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Pas një beteje të madhe, ekipi i Blagoja Milevskit kaloi në epërsi në minutën e 91-të me anë të Bojan Miovskit, por pak para fundit të takimit, në minutën e 96-të, Uellsi barazon shifrat në 1-1 dhe shpëton nga disfata në Shkup.

Në pjesën e parë, lojtarët e Blagoja Milevskit nuk rrezikuan shumë dhe Stole Dimitrievski mbeti pa punë në pjesën e parë. Megjithatë, gjërat ndryshuan në fund të pjesës së parë. Kombëtarja e Uellsit kishte rastin më të mirë në minutën e 33-të, kur gjuajtja e Tomasit nga një pozicion premtues, përfundoi te Dimitrievski dhe mbrojtja e Maqedonisë arriti ta largonte rrezikun. Në minutën e 37-të, i njëjti lojtar goditi traversën nga një kënd i vështirë dhe më pas Dimitrievski ndaloi gjuajtjen e Shihan-it.

Pjesa e parë përfundoi me rastin tonë më të mirë. Bardhi ekzekutoi goditjen nga këndi, Alioski u përgjigj me vole me këmbën e majtë, por kjo goditi përfundoi vetëm mbi portën e Uellsit. Fillimi i pjesës së dytë nuk solli shumë emocione dhe kishim mundësi që të shohim një betejë taktike mes Milevskit dhe Bellami-t. Deri te zëvendësimet, kur Čurlinov dhe Atanasov hynë në fushë për Maqedoninë. Ishte anësori i përfaqësueses ai që pati rastin më të mirë të ndeshjes, kur në minutën e 65-të dërgoi një goditje të fortë, por portieri Darlou lexoi tentimin e tij dhe evitoi rrezikun.

Nga ana tjetër, Uellsi mund të kishte marrë epërsinë pas një keqkuptimi midis Dimitrievskit dhe Serafimovit, kur topi iu kthye Xhonsonit në minutën e 73-të, por Visar Musliu ishte në vijën e portës dhe e largoi atë. Në fund të takimit, lojtari më me përvojë Allen bëri një gabim, dhe Bojan Miovski solli epërsinë në minutën e 91-të. Dhe pastaj, kur të gjithë prisnin fundin, pasoi një moment tronditës, sepse rreth dhjetë sekonda para përfundimit të takimit, Uellsi barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Bruks.

Në raundin tjetër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Maqedonia do të përballet me favoritin e parë në grup, Belgjikën. Ndeshja do të luhet në muajin qershor, e më pas do të jetë takimi në transfertë kundër Kazakistanit.