Vishi: Ndeshje e vështirë, por ne vazhdojmë në rrugën tonë

Shkëndija do të përballet me Shkupin në një ndeshje ku favoriti dihet tashmë, por kjo nuk do të thotë që lojtarët nga Çairi do të dorëzohen pa luftuar. Trajneri i Shkupit, Alisa Vishi, thekson se kjo është një sfidë e vështirë, por beson se çdo lojtar që del në fushë do të japë maksimumin. Ai shpreson që ky angazhim dhe sakrificë e lojtarëve do të shpërblehet në sezonin e ardhshëm.

"Po përballemi me një ndeshje shumë të vështirë. Kemi respekt për Shkendinë dhe tifozët e saj. Vazhdojmë në rrugën tonë dhe i urojmë Shkendisë suksese deri në fund. Jam krenare për këta djem që luftojnë në çdo ndeshje dhe japin më të mirën e tyre. Shpresoj që kjo përpjekje dhe sakrificë e këtyre lojtarëve të rinj të shpërblehet sezonin e ardhshëm", tha ndër të tjera trajneri ei Shkupit, Alisa Vishi.

Historia e dueleve të ndërsjella flet në favor të Shkëndijës. Ekipi nga Tetova ka 22 fitore, ndërsa Shkupi ka regjistruar vetëm 6 triumfe deri më tani. Ajo që është për t'u habitur është numri i madh i barazimeve - plot 12 ndeshje përfunduan pa fitues.

Ndeshja Shkëndija – Shkupi do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:30.