Pas humbjes ndaj Shkendisë (0-3), Rabotniçki përballet me një sfidë të re të madhe. Në javën e 27-të, ata do të përballen me liderin e tabelës, Vardarin në stadiumin"Todor Proeski".
Gabimet nga dueli i mëparshëm nuk duhen përsëritur, dhe të përzgjedhurit e Muarem Muarem shpresojnë se mund të mbeten të pamposhtur në përballjen e e derbit të qytetit me "kuqezinjtë".
Rabotniçki po lufton për mbijetesë dhe çdo pikë e fituar është me rëndësi të jashtëzakonshme për klubin nga Debar Maalo.
"Vardari është lider dhe po lufton për titullin e kampionatit, por edhe ne kemi qëllimin tonë, të sigurojmë mbijetesën në elitë. Do të luftojmë deri në atomin e fundit të forcës, sepse çdo pikë për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme deri në fund të sezonit. Besoj se skuadra do të arrijë të rikthehet psikologjikisht pas humbjes kundër Shkëndijës, dhe motivimi është sigurisht në nivelin më të lartë. Shpresojmë se do të arrijmë qëllimin tonë", tha Muarem Muarem.
Ndeshja midis Vardarit dhe Rabotniçkit do të luhet në stadiumin “Todor Proeski”, me fillim në orën 15:30.





