Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për sfidën e radhës, ndeshjen në transfertë kundër Republikës së Irlandës, më 31 mars në Dublin. Pas humbjes ndaj Danimarkës, fokusi i ekipit është në analizimin e kundërshtarit dhe përmirësimin e formës para ndeshjes së re.
Mbrojtësi Gjoko Zajkov theksoi se skuadra mësoi nga ndeshja e mëparshme dhe se çelësi do të jetë te stabiliteti mendor gjatë gjithë ndeshjes.
"Danimarka është një kundërshtare vërtet e mirë. Ne luftuam mirë në pjesën e parë dhe u përpoqëm të mbyllnim të gjitha pozicionet. Fatkeqësisht, në pjesën e dytë, përqendrimi ynë ra dhe pësuam golat"
Pas analizës, është e qartë se pati një rënie të papritur pas golit të parë. Ky është një segment mbi të cilin duhet të punojmë, kur pësojmë një gol, që të mos rrëzohemi si ekip, por të ngrihemi dhe të reagojmë më mirë.
Tani jemi plotësisht të përqendruar tek Irlanda. Nuk ka miqësore, luajmë çdo ndeshje për të fituar. Duam t’i tejkalojmë të gjithë dhe të tregojmë cilësi, siç dinim të bëjmë edhe më parë.
"Është gjithashtu shumë e rëndësishme nga pikëpamja psikologjike të reagojmë pas humbjes kundër Danimarkës. Me një rezultat të mirë, mund ta lëmë pas atë ndeshje më shpejt dhe të dukemi më mirë në sfidat dhe kualifikimet e ardhshme."





