Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Belgjikë - Maqedoni në Gent

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton tifozët se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026, e cila do të luhet më 10 tetor në Gent të Belgjikës, midis përfaqësues se Maqedonisë dhe Belgjikës.

Sipas rregullave të UEFA-s, gati 900 bileta janë ndarë për tifozët nga Maqedonia në pjesën e stadiumit të destinuar për tifozët mysafirë.

Çmimet e biletave përcaktohen nga Federata Belge e Futbollit dhe janë 25 euro për të rriturit, ndërsa një biletë për personat nën 12 vjeç kushton 21 euro.

Blerjet e biletave do të bëhen përmes platformës zyrtare të FFM-së, eticket.ffm.mk.

Pas blerjes, çdo tifoz fillimisht merr një kupon si konfirmim të transaksionit. Bazuar në kupon, lëshohet bileta zyrtare dhe më pas dërgohet në adresën e dhënë gjatë blerjes.

Biletat dorëzohen elektronikisht (me email) dhe mbërrijnë në adresën e specifikuar brenda dy javësh më së voni.

FFM u bën thirrje të gjithë mbështetësve të përfaqësuese së Maqedonisë, që të sigurojnë një biletë dhe t'i japin mbështetje të fortë Maqedonisë në këtë ndeshje të rëndësishme.