Informata rreth shitjës së biletave për ndeshjen Uells-Maqedoni

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton tifozët se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026, e cila do të luhet më 18 nëntor në Kardif, midis ekipeve kombëtare të Uellsit dhe Maqedonisë.

Sipas rregullave të UEFA-s, për tifozët e përfaqësuese së Maqedonisë në seksionin mysafir të stadiumit janë ndarë plotë 1.500 bileta. Çmimi i biletës, i përcaktuar nga Shoqata e Futbollit të Uellsit, është 2.800,00 denarë.

Blerjet e biletave do të bëhen përmes platformës zyrtare të FFM-së, eticket.ffm.mk.

E gjithë procedura për blerjen dhe tërheqjen e biletave për ndeshjen Uells - Maqedoni shpjegohet në detaje në linkun më poshtë. I njëjti informacion është i disponueshëm edhe në platformën e shitjes së biletave të FFM-së.

Udhëzuesi-i-Portalit-të-Biletave-FAW.pdf