Në duelin e fundit të xhiros aktuale të 19-të të kampionatit vendas, skuadra e Tikveshit arriti të sigurojë pikë shumë të rëndësishme dhe me vlerë në transfertë ndaj ekipit të Makedonisë GJ.P, duke fituar me rezultatin 0:1
Shënuesi i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte braziliani Lusialinjo, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë dhe ishte njeriu i vendimit në këtë duel.
Në atë minutë kyçe, të 77-tën, aksioni nisi nga krahu i djathtë, topi mbërriti te Stojanov, i cili me një prekje e pasoi Silën. Gjuajtja nuk përfundoi në gol, por u ndal në shtyllën e dytë, ku Luscialinjo, i vetëm, e dërgoi topin në rrjetën e Jankovit

Tikveshi mund të kalonte në epërsi edhe më herët, por në pjesën e parë nuk u shfrytëzuan rastet e Stojkovskit, si dhe goditjet e Varellovskit dhe Ackovskit. Në të gjitha këto situata, portieri Jankov ishte në lartësinë e detyrës
Një tjetër moment kyç, që vlen të përmendet, ishte ai në minutën e 55-të, kur një aksion i shkëlqyer nga krahu i majtë e solli topin te Sila. Ky u pozicionua mirë dhe me një goditje precize e dërgoi topin në këndin e majtë të portës. Megjithatë, pas verifikimit me VAR u vendos se gjatë aksionit kishte pozicion jashtë loje
Me këtë fitore, Tikveshi renditet në vendin e shtatë me 24 pikë, ndërsa Maqedonia Gjorçe Petrov është e dhjeta me 19 pikë





