Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të zhvillojë dy ndeshje këtë muaj, miqësoren kundër Letonisë më 13 nëntor në shtëpi dhe ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, kundër Uellsit në Kardif më 18 nëntor.
Përzgjedhësi Blagoja Milevski e shpalli listën pa ndonjë befasi të madhe.
Ezxhan Alioski është dëmtuar dhe do të mungoj në këto dy ndeshje, ndërsa në ekip po kthehen Bojan Dimoski, Lirim Qamili dhe Kristijan Trapanovski.
Te përfaqësuesja e Maqedonisë janë përfshirë 28 lojtarët e mëposhtëm:
Portier: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Dejan Iliev (UTA Arad, Rumani), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, Bosnjë dhe Hercegovinë), Igor Aleksovski (Flamurtari, Shqipëri);
Mbrojtës: Visar Musliu (St. Troijden, Belgjikë), Nikola Serafimov (Levski Sofje, Bullgari), Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe), Bojan Dimoski (TSC Backa Topola, Serbi), Andrej Stojçevski (Sllovaki, Republika Çeke), Darko Velkovski (Zrinjzegovpotina, Serbi, Bosnje F), dhe Bojan Ilievski (Struga Trim Lum), Stefan Ashkovski (Radnicki Nish Serbi);
Mesfushor: Enis Bardhi (Konyaspor, Turqi), Jani Atanasov (Larisa, Greqi), Elif Elmas (Napoli, Itali), Isnik Alimi (Dalian Yingbo, Kinë), Luka Stankovski (Radniçki Kragujevac, Serbi), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomouc, Republika Çeke), Reshat Ramadani (Shkëndija)
Sulmues: Bojan Miovski (Glaslov Renxhers , Skoci), Milan Ristovski (Bohemians 1905, Republika Çeke), Darko Çurlinov (Koçaelispor, Turqi), Aleksandar Trajkovski, Elmin Rastoder (Thun, Zvicër), Kristijan Trapanovski (Dundee United, Skoci,) Lirim Qamili (Sonderjiske , Danimarkë);
Grumbullimi i futbollistëve të Maqedonisë është planifikuar për 10 nëntor. Në rënditjen e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, Maqedonia është në vendin e dytë me 13 pikë, një më pak se lideri Belgjikë. Kombëtarja e Uellsit është në vendin e tretë me 10 pikë dhe një ndeshje më pak se Maqedonia.





