Trajneri i përfaqësues së Maqedonisë në futboll, Blagoja Milevski, njoftoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Letonisë (13.11.) dhe Uellsit (18.11.) në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
"Lista është pothuajse identike me atë të mëparshmen, me plotësim nga Dimoski, Trapanovski dhe Qamilit, të cilët nuk ishin me ne në muajin tetor. Shpresoj që të gjithë të mbeten të shëndetshëm dhe gati për thirrjen e së hënës. Na pret një ndeshje miqësore me Letoninë dhe ndeshja e fundit kualifikuese kundër Uellsit, një mundësi e mirë për mini-përgatitje para sfidës së rëndësishme."
Nuk pata asnjë ankesë pas ndeshjes me Kazakistanin, të gjithë luajtën në një nivel të lartë. Ndryshimet gjatë ndeshjes ishin taktike, në interes të ekipit. Do ta përdorim ndeshjen me Letoninë për t'u dhënë një shans lojtarëve me më pak kohë loje dhe për të provuar ide të caktuara, sigurisht, është e rëndësishme edhe për renditjen e FIFA-s dhe shortin e ardhshëm.
Pavarësisht faktit që një numër i vogël lojtarësh kanë kohë të vazhdueshme loje në klubet e tyre, ata gjithmonë japin maksimumin me fanellën e Maqedonisë. Për mua, ata janë fenomen. Të luash në këtë nivel pa ritëm është çështje respekti. Të gjithë e kanë merituar vendin e tyre në përfaqësuese.
"Më vjen keq që Alioski do të mungojë, ai është i rëndësishëm për ne, por ky është një shans që të tjerët të tregojnë veten. Do të shkojmë kundër Uellsit me të njëjtën qasje, pa kalkulime, me dëshirën për të fituar dhe për të provuar se Maqedonia është me të drejtë ndër më konkurrueset në play-off-et e Kupës së Botës", tha trajneri Milevski.
Grumbullimi i futbollistëve të Maqedonisë është planifikuar për 10 nëntor. Në rënditjen e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, Maqedonia është në vendin e dytë me 13 pikë, një më pak se lideri Belgjikë. Kombëtarja e Uellsit është në vendin e tretë me 10 pikë dhe një ndeshje më pak se Maqedonia.






