Tre vendime kyçe të gjyqtarëve në ndeshjen hyrëse të xhiros së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë mes ekipeve KF Shkëndija Haraçinë dhe KF Sileksi.
Në minutën e 27‑të të ndeshjes, gjyqtari kryesor nuk vëren një ndërhyrje të qartë ndaj lojtarit të ekipit vendas, i cili ndodhej brenda zonës së penalltisë së ekipit mysafir, afër vijës. Pas një kontrolli të saktë nga VAR-i dhe ndërhyrjes së tij, gjyqtari kryesor, pasi pa pamjet në fushë (OFR), akordoi goditje penaltie për ekipin vendas.”
Në minutën e 45+2, skuadra mysafire shënon gol. Asistenti i parë i gjyqtarit vonon me të drejtë sinjalizimin me flamur duke zbatuar protokollin e VAR-it dhe pas përfundimit të aksionit sinjalizon shkelje të pozitës jashtë loje në fazën e ndërtimit të aksionit (APP). Gjyqtari i VAR-it, sipas protokollit, kontrollon fazën e ndërtimit të aksionit dhe vendimin për pozicion jashtë loje të asistentit të parë e konfirmon duke vizatuar vijat e pozicionit jashtë loje. Sulmuesi i skuadrës mysafire ndodhej në pozicion jashtë loje në momentin e pasimit të topit nga minuta e 30‑të.
Situata e tretë kyçe ndodhi në minutën e 82‑të, kur gjyqtari kryesor nuk arriti të vërejë një ndërhyrje të qartë nga mbrojtësi i ekipit vendas. Sulmuesi i skuadrës mysafire ishte në kontroll të plotë të topit në momentin kur mbrojtësi e humbi topin dhe e rrëzoi sulmuesin me një ndërhyrje të pakujdesshëme. Pas verifikimit dhe ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari kryesor u ftua për të parë pamjet në fushë (OFR), pas së cilës pranoi ndërhyrjen e VAR-it dhe akordoi me të drejtë goditje penalltie...”
Edhe një herë konfirmohet angazhimi i FFM-së me implementimin e teknologjisë VAR, për situata të tilla kyçe që ndikojnë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Gjyqtarët dhe organizata e arbitrimit do të vazhdojnë zbatimin strikt të Ligjeve të lojës së futbollit dhe protokollit të VAR-it.





