Ish-reprezentuesi gjerman dhe aktualisht drejtues i UEFA-së për zhvillimin e futbollit elitar të të rinjve, Andreas Beck, qëndroi për vizitë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku së bashku me shërbimet profesionale të FFM-së analizoi projektet aktuale dhe planet e ardhshme në kuadër të programit për Futbollin Elitar të të Rinjve dhe Akademinë e FFM-së
Beck, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur për kombëtaren gjermane, si dhe për ekipet e Stuttgart, Hoffenheim dhe klubin turk Beshiktash, sot është pjesë e sistemit të UEFA-së, i ngarkuar për zhvillimin e akademive të të rinjve dhe futbollit elitar në nivel evropian.
Gjatë vizitës në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” në Shkup, Beck ndoqi aktivitetet e përfaqësueseve të të rinjve dhe të Akademisë së FFM-së, si dhe zhvilloi disa takime me përfaqësuesit e federatës sonë rreth mbështetjes së ardhshme përmes programit të UEFA-së
Në rajonin e Ballkanit, njerëzit lindin me topin. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për futboll, hendboll apo basketboll, këtu ekziston një kulturë sportive e thellë dhe e rrënjosur. Por, vetëm talenti nuk mjafton. Nevojiten strukturë, vazhdimësi, punë cilësore, ndeshje dhe një ambient i vërtetë për zhvillim”, deklaroi Beck.
Ai theksoi se Maqedonia që nga viti 2014 është pjesë e programit pilot të UEFA-së për zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe se përparimi është i dukshëm
Ajo që sot po ndërton FFM-ë është një sistem i qartë dhe i strukturuar mirë për zhvillim hap pas hapi. Veçanërisht përshtypje pozitive lënë projektet e Akademisë së FFM-së deri në moshën 15 vjeç dhe projekti pilot për futbollistët deri në moshën 14 vjeç.
Beck theksoi rëndësinë e procesit të vazhdueshëm të punës me futbollistët e rinj.
Akademia e FFM-së (U-15) paraqet një model hibrid të organizuar mirë, i cili funksionon nga e hëna deri të premten dhe ofron stërvitje, vakte të përbashkëta, përvojë garuese dhe analizë me video. Projekti pilot (U-14) është një model kampi që punon me futbollistë të përzgjedhur jashtë Akademisë dhe i përgatit për përfshirje të plotë në sistem sezonin e ardhshëm

Drejtori i kategorive të të rinjve në FFM-ë, Gjorgji Hristov, theksoi se UEFA është e njohur në detaje me riorganizimin e Akademisë dhe planet e reja zhvillimore
Bëmë një reformë kyçe në Akademi. Nëse më parë projekti funksiononte për dy vite, tani qëllimi është që vazhdimësia të zgjasë deri në kualifikimet e para për atë gjeneratë. Arritëm në përfundimin se pikërisht në vitin kyç para kualifikimeve nuk i kishim lojtarët mjaftueshëm gjatë në sistem. Prandaj duam të vazhdojmë me të njëjtën grup lojtarësh, sepse efekti pozitiv nga 12 muajt e kaluar është i dukshëm”, deklaroi Hristov.
Ai njoftoi se nga sezoni i ardhshëm, për herë të parë, të dy akademitë do të përfshihen në Super Ligën e Kadetëve dhe Super Ligën e Pionierëve, ku futbollistët e rinj do të luajnë kundër gjeneratave më të mëdha
Për shembull, Akademia me gjeneratën 2012 do të luajë ndeshje kundër gjeneratës 2011. Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tyre. Edhe një herë u konfirmua sa i rëndësishëm është procesi i vazhdueshëm stërvitor dhe sa e rëndësishme është që fëmijët të kalojnë sa më shumë kohë brenda sistemit. Nuk mjaftojnë vetëm 15 ndeshje me përfaqësuesen. Me përfshirjen në garat e ligës do të fitojmë shumë më tepër ndeshje dhe hapësirë shtesë për përparim.
Hristov shtoi se FFM-ja do të vazhdojë të punojë edhe për përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj nga brendësia e vendit, përmes kushteve më të mira për akomodim, arsim dhe proces stërvitor modern.
Do të punohet sipas të njëjtit program dhe metodologji, me metoda moderne të fitnesit dhe GPS-it, me qëllim që të krijojmë një sistem edhe më cilësor për zhvillimin e futbollistëve të rinj”, theksoi drejtori i kategorive të të rinjve në FFM-së.






