Mësohen emrat e stadiumeve për ndeshjet e balotazhit për plotësimin e Ligës së dytë

Pas shortit që i përcaktoi katër çiftet për ndeshjet e balotazhit, sot janë bërë të ditur edhe stadiumet ku do të zhvillohen këto takime për plotësimin e vendeve në Ligën e Dytë.

Më 30 maj janë parashikuar tre ndeshje të balotazhit për hyrje në Ligën e dytë. Në Kratovë do të përballen Kamenica Sasa dhe Euromilk GL. Stadiumi në Koçani do të jetë nikoqir i takimit në mes të Kozhuvit të Gjevgjelisë dhe Borecit të Velesit. Ndërkohë në Shtip, për një vend në Ligën e Dytë do të luftojnë Pobeda e Valandovës dhe Kamjani nga Kamjani.

Më 31 maj 2026 do të zhvillohet ndeshja e fundit e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë për sezonin 2026/27. Në stadiumin në Gjorçe Petrov të Shkupit, do të përballen Teteksi nga Tetova dhe Vllaznimi nga Struga (16:30),

Të gjitha katër ndeshjet e balotazhit për hyrje në Ligën e Dytë janë caktuar të fillojnë në të njëjtën kohë: 16:30.