Në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit vendor, skuadrat e Arsimit dhe Skopjes në duelin e zhvilluar në Gostivar nuk arritën të tundin rrjetat duke fituar nga një pikë.
Skuadra nga Gostivari dominoi në pjesën e parë të ndeshjes, duke krijuar disa raste për gol. Mes tyre veçohen goditjet e kapitenit Albin Ramadani dhe Lorik Kaba Jakupit. Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Ramadani, i cili në minutën e 14-të mashtroi mbrojtësin kundërshtar dhe dërgoi topin drejt portierit Nikolovski, por ajo përfundoi vetëm disa centimetra pranë shtyllës.
Nga ana tjetër, mysafirët u kërcënuan seriozisht vetëm një herë nga largësia, por portieri vendas ndërhyri me sukses dhe e largoi rrezikun.
Në pjesën e dytë, Skopje i ishte më i rrezikshëm dhe pati disa gjysmëraste, duke u përpjekur të shfrytëzojë çdo moment pakujdesie te vendasve .Arsimi ishte sërish afër golit në minutën e 64-t, kur në rolin kryesor u shfaq Albin Ramadani, i cili dërgoi një goditje të fuqishme nga largësia, por veterani Nikolovski e shpëtoi rrjetën e mysafirëve.
Katër minuta më vonë, kërcënoi edhe Diego Contreras, por topi përfundoi mbi portë. Në fund të ndeshjes, Angelov mund t'i dënonte vendasit, por goditjen e tij e mbrojti portieri vendas Siljanovski.
Në fund, edhe pse Arsimi ishte ekipi që kërkonte të vinte te fitorja, nuk arriti të merrte tri pikët. Nga ana tjetër, skuadra e Skopjes mbeti e pamposhtur duke marrë një pikë të rëndësishme nga udhëtimi i vështirë në Gostivar.





