Shkëndija e Haraçinës, me përforcimet e reja kërkon pikë në Kumanovë

Skuadra e Shkëndijës do të ketë edhe një test tjetër të vështirë, kur në kuadër të javës së pestë të Ligës së Parë, do të përballet me Bashkimin në Kumanovë. Skuadra nga Haraçina pas disfatës në Strugë, ishte në ngritje të formës së përgjithshme, posaqrisht pas barazimit me Sileksin në Shkup (1-1) dhe fitoren e madhe ndaj Tikveshit (0-1) në Kavadar. Mirëpo disfata me Arsimin (0-2), në stadiumin në Çair, disi ka ulur nxitjet dhe emocionet tek anëtari i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në këtë drejtim, drejtuesit e klubit kanë reaguar në merkaton duke forcuar të gjitha repartet.

Remzifaik Selmani do të duhet të sjell më shumë nxitje në sulmin e Shkëndijës së Haraçinës, në bazë të eksperiencën që bart sulmuesi 29 vjeçar, që më parë ka veshurë fanellën e Shkëndijës së Tetovvës, Renovës, Besës së Dobridollit, Gostivarit dhe së fundit, skuadrës së Arsimit.

Ndërkohë në anën tjetër të ekipit, në mbrojtje, Abdul Rwatubyaye, njeh mirë futbollin vendor, pasi që ishte pjesë e FC Shkupit dhe AP Brerës

Dhe “goditja” e fundit në merkato nga skuadra e Shkëndijës është rikthimi i Amir Nuhijut, I cili duhet të sjell më shumë kreativitet në mesfushë dhe sulmin e Shkëndijës së Haraçinës.

Me këto “armë” të reja, skuadra nga Haraçina shpreson që të vayhdojë rrugën e suksesit dhe të shënojë rezultat pozitiv në Kumanovë.

Ndeshja në mes Bashkimit dhe Shkëndijës së Haraçinës, do të zhvillohet në stadiumin në Kumanovë me fillim në orën 16.30, ndërsa do të drejtohet nga arbitri Stojançe Trpçevski.