Skuadra e Arsimit arriti një fitore bindëse në ndeshjen e javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike e Maqeëdonisë, duke e mposhtur Bashkimin me rezultatin 4:2. Me lojë të organizuar dhe sulme të shpejta, skuadra e Arsimit dominoi gjatë gjithë ndeshjes, duke fituar me meritë tre pikë të reja dhe duke konfirmuar vendosmërinë e saj në garën për kreun e tabelës.
Pjesa e parë u dominua nga Arsimi, i cili krijoi disa raste të shkëlqyera me anë të Taipit, Shefitit dhe Mustafës. Epërsinë e solli Alban Taipi në minutën e 30-të, kur pas një gjuajtjeje të fortë të Shefit Shefitit topi u kthye nga shtylla, dhe Taipi bëri çmos dhe shënoi për 1:0. Vetëm dy minuta më vonë, Bashkimi barazoi me anë të Resul Memedit me një gjuajtje të saktë nga skaji i zonës së penalltisë, dhe në minutën e 43-të, pas një goditjeje nga këndi, Dardishta shfrytëzoi rrëmujën në zonën e penalltisë dhe shënoi për 2:1.

Në pjesën e dytë, Arsimi vazhdoi me të njëjtin ritëm, me presion të fortë dhe dominim në fushë. Ekipi vendas krijoi disa raste me anë të Taipit dhe Shefitit. Taipi goditi shtyllën, dhe në minutën e 64-të Shefiti shënoi gol për 3:1. I njëjti lojtar, në formë të mirë, pas një depërtimi të bukur arriti ta mposhtë portierin dhe e çoi rezultatin në 4:1.
Në momentet e fundit të ndeshjes, Avornio shfrytëzoi një sulm të shpejtë të Bashkimit dhe shënoi golin e fundit të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 4:2.






