Në njërë nga ndeshjet nga javës së 20-të të Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoni, Arsimi pret Makedonija Gj.P. në Gostivar. Pas fitores në ndeshjen kundër FC Shkupit, Arsimi pret të fitojë tri pikë të reja në një duel me një kundërshtarë që është konkurrent i drejtpërdrejtë në garën për mbijetesë në elitë.
Para ndeshjes, lojtari i Gostivarit, Xhezair Avduli, vuri në dukje se pas fitores bindëse 3:0 kundër FC Shkupit, atmosfera në ekip është në një nivel të lartë.
“Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, atmosfera në ekip është shumë pozitive, dhe motivimi është në nivelin më të lartë. Ne punuam mirë gjatë gjithë javës, me përqendrim dhe disiplinë maksimale, sepse e dimë që përballemi me një kundërshtar cilësor”, tha Avduli.
Ai shtoi se vëmendja tani është tërësisht te sfida e radhës.
“"Fokusi ynë është tërësisht te ndeshja e ardhshme. Duam të vazhdojmë serinë pozitive, të tregojmë karrakter dhe të japim më të mirën në fushë. Qëllimi ynë është i qartë, të fitojmë tri pikët dhe të vazhdojmë në rrugën drejt objektivave që kemi vendosur si ekip. Me përkushtim, unitet dhe mbështetjen e tifozëve tanë, besoj se mund të arrijmë rezultatin e dëshiruar", përfundoi Avduli.
Ndeshja Arsimi-Makedonija Gj.P. do të luhet në stadiumin në Gostivar, në orën 14.00.





