Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen në transfertë, në Dublin, dhe sot yhvilloi stërvitjen e rregulltë në qendrën stërvitore "Petar Miloshevski". Më 31 mars, Maqedonia do të përballet me Republikën e Irlandës.
Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Goce Sedloski po përballet me disa sfida, ndërsa disa nga vendimet në lidhje me formacionin titullar nga ndeshja e mëparshme kundër Danimarkës kanë shkaktuar reagime të caktuara brenda ekipit.
Konjaspor ë Turqi dhe Daliani në Kinë, klubet e Enis Bardhit dhe Isnik Alimit, kanë kërkuar zyrtarisht që dy lojtarët e kombëtares të lirohen nga detyrimet e tyre ndërkombëtare, por Bardhi dhe Alimi kanë një qëndrim të qartë se duan të qëndrojnë dhe të jenë pjesë e ekipit.
Nga ana tjetër, sulmuesi Bojan Miovski, me kërkesë të Glasgou Renxhersit, por edhe me pëlqimin e vet lojtarit, është liruar nga detyrimet e tij dhe tashmë është larguar nga baza e ekipit.
Një hendikep shtesë për stafin e trajnerëve është dëmtimi (muskuli) i Jani Atanasov, i cili, pas ekzaminimeve mjekësore (rezonancë magnetike), nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen në Dublin.
Sedloski foli edhe për situatën me Aleksandar Trajkovskin dhe Bojan Miovskin pas ndeshjes me Danimarkën, duke theksuar se vendimet u morën vetëm në bazë të formës garuese dhe kërkesave taktike.
"Aleksandar Trajkovski nuk ishte i lumtur që nuk filloi në ekipin e parë, por në këtë moment besoj se ai nuk është fizikisht në nivelin e nevojshëm për t'iu përgjigjur kërkesave të një ndeshjeje të tillë. Plani ynë ishte, nëse do të ishte e nevojshme, që Trajkovski të merrte një shans në finale, por rrjedha e ndeshjes nuk e kërkonte këtë. Nuk ka arsye që askush të ndihet i ofenduar."
“Situata ishte e ngjashme me Bojan Miovskin, i cili gjithashtu nuk ishte i kënaqur që nuk u aktivizua si titullar, por duhet pranuar se në ekipin kombëtar ka 23 lojtarë dhe askush nuk e ka të garantuar një vend në formacionin titullar”, tha Sedloski.





