Bashkimi barazoi me Makedonija Gј.P dhe siguroi mbijetesën

Një spektakël i vërtetë futbolli me gjashtë gola, kthesa, një penallti е humbur dhe vendime dramatike të VAR-it ishin pjesë e përballjes në mes Bashkimit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Edhe pse ekipi nga Kumanova (që e luajti këtë ndeshje në Gostivar për shkak të një pezullimi në fushën e tyre) humbi një epërsi prej dy golash, në fund, pika e fituar nënkuptonte zyrtarisht sigurimin e mbijetesës në Ligën e Parë.

Ndeshja filloi me një rast të shkëlqyer për Bashkimin, kur Nikel Or u gjend në zonën e rrezikut, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri mysafir Jankov. “Luanët” reaguan shpejt – Ali Adem u përball “sy më sy” me portierin vendas Jasharin, i cili ndërhyri dhe e nxori jashtë loje për një goditje nga këndi. Dhe në vazhdim të aksionit, Kabarkas ia doli më së miri në zonën e penalltisë dhe e çoi epërsinë për Makedonija Gj.P. në 0-1.

Presioni i vendasve solli menjëherë ndryshim. Pasi tentativa prej 17-metëra e Ribeiros u prit nga Jankovi, barazimi erdhi shumë shpejt. Emanuel Avornio shënoi për 1-1 në minutën e 17-të pas një asisti nga Aleksovski. Vetë Aleksovski bëri një kryevepër të vërtetë në minutën e 31-të, kur mposhti Jankovin pas një solo aksioni për t'i dhënë Bashkimit epërsinë e parë. Avantazhi u rrit në 3-1, vetëm gjashtë minuta më vonë, kur Hasani dha një asist të shkëlqyer, dhe Avornio kurorëzoi aksionin e mrekullueshëm të ekipit në tri lëvizje me golin e tij të dytë.

Pjesa e dytë u takoi mysafirëve që nuk u dorëzuan. Në sulmin e parë serioz në minutën e 52-të, Sofijanovski bëri një depërtim të shkëlqyer në zonën e penalltisë dhe gjeti Stevan Nikoliçin, i cili shënoi në portën e zbrazët, për të zvogëluar rezultatin në 3-2.

Emocionet arriti kulmin kur, pas një reagimi të VAR-it dhe një prekjeje me dorë nga një prej mbrojtësve mysafirë, gjyqtari kryesor Grujovski tregoi penalltinë për Bashkimin. Megjithatë, Risto Jankov me përvojë lexoi gjuajtjen e kapitenit Armend Alimi dhe pengoi rritjen e epërsisë. Dënimi erdhi në minutën e 86-të kur Kabarkas, me golin e tij të dytë në ndeshje, e shënoi rezultatin përfundimtar 3-3, duke u sjellë gëzim të madh mysafirëve nga Gjorçe Petrovi.

Deri në fund, të ekipet luanin në letrën "gjithçka ose asgjë". Në minutën e 88-të, mysafirët kërkuan penallti pas një depërtimi të Riëhkovit dhe një prekjeje me dorë nga një mbrojtës vendas, por pas konsultimit të gjatë me sitemin VAR, gjyqtari kryesor vendosi se kishte pasur një pozicion jashtë loje. Në kohën shtesë, Makedonija Gj.P. kishte një shans kolosale për të fituar, por gjuajtja e fuqishme e Xhangarovskit përfundoi vetëm në shtyllë.

Në raundin e fundit të kampionatit, Bashkimi do të përballet me Pelisterin në Manastir, ndërsa Makedonija Gj.P. do të takohet me Sileksin.