Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) dënon sjelljen ofenduese dhe të papërshtatshme të KF Vardar gjatë festimit të fitores dhe sigurimit të titullit kampion të Maqedonisë
FFM gjithmonë ka apeluar dhe ka kërkuar sjelljeje dinjitoze gjatë fitoreve dhe përulësi gjatë humbjeve.
Nevoja për të thirrur përmbajtje fyese dhe për të kënduar tekste vulgare dhe ofenduese gjatë festimit të një fitoreje është veçanërisht e papranueshme. Një sjellje e tillë është e papërshtatshme pavarësisht se kujt i drejtohet, qofshin figura publike, tifozë të ekipit tjetër, lojtarë futbolli apo kushdo tjetër.
Rivaliteti midis ekipeve është i dëshirueshëm dhe i shëndetshëm vetëm kur është dinjitoz dhe i mbushur me respekt të ndërsjellë, dhe çdo formë e gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe sjelljes josportive nuk ka vend në futboll.
FFM, ashtu si në situatat e mëparshme kur ekipet e KF Tikveshi, KF Pobeda, KF Vardari, KF Shkëndija dhe të tjera u ndëshkuan, andaj do të veprojë në përputhje me propozimet dhe rregulloret e saj disiplinore.
Me këtë rast, Inspektori Disiplinor pran FFM-së do të hapë menjëherë procedurat kundër klubit në lidhje me zhvillimet e fundit.
Federata e Futbollit të Maqedonisë mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të lojës së ndershme dhe nuk do të lejojë që sjellja e askujt të cenojë integritetin e garave.
Federata e Futbollit të Maqedonisë





