Biletat për finalen e Kupës së Maqedonisë: Sileksi – Shkëndija

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë midis Sileksit dhe Shkëndijës.

Ndeshja do të luhet më 20 maj (e mërkurë) duke filluar nga ora 20:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”.

Biletat janë tashmë në dispozicion përmes platformës zyrtare elektronike të FFM-së, eticket.ffm.mk

Për tifozët e FK Shkëndija janë caktuar biletat në blloqet 13, 14, 20 dhe 21.

Për tifozët e FK Sileks janë caktuar biletat në blloqet 19, 23 dhe 24.

Për të gjithë tifozët e tjerë të futbollit, blloku 18 i tribunës veriore është i rezervuar për spektatorë neutral.

Biletat mund të blihen ekskluzivisht përmes platformës elektronike të FFM-së, eticket.ffm.mk.