Përfaqësuesja "A" e Maqedonisë në futbollit do të zhvillojë dy ndeshje në fillim të muajit shtatorit, miqësoren kundër Arabisë Saudite në Republikën Çeke dhe më pas ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Lihtenshtajnit në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup.
Trajneri Blagoja Milevski ka ftuar dy debutues, Reshat Ramadanin nga Shkëndija dhe Elmin Rastoder nga Tun-i. Disa lojtarë nuk u ftuan shkaku i problemeve me klubet e tyre, ndërsa disa prej atyre që janë në listë, kanë situatë të ngjajshme.
"Fatkeqësisht, nuk mund të mbështetemi te Agon Elezi për shkak të një dëmtimi në shpatull. Këtë herë, Ashkovski, Manev dhe Bojan Dimovski nuk janë thirrur për shkak të situatës me klubet e tyre. Shpresoj që ata të stabilizohen dhe të kthehen në ekipin kombëtar", tha Milevski, i cili iu referua edhe dy debutuesve.
"Sa i përket atyre, Reshat Ramadani e ka afirmuar veten me performancat e tij për Shkendijën në kupat evropiane. Ai ka cilësi dhe ne besojmë se është i nevojshëm për ekipin. Me Elmin Rastoder shpresojmë të marrim një lojtar cilësor që do të rrisë konkurrencën në sulm. Ai po luan shkëlqyeshëm për Tunin në kampionatin zviceran", shtoi trajneri Milevski.

Ndeshja e parë është miqësore, dhe pastaj do të jetë sfida kualifikuese kundër Lihtenshtajnit.
"Do ta përdorim ndeshjen kundër Arabisë Saudite për të provuar disa ide taktike dhe për t'u dhënë një shans më shumë lojtarëve. Sa i përket ndeshjes kundër Lihtenshtajnit, ndoshta është ndeshja më e rëndësishme për ne në këto kualifikuese. Kemi respekt maksimal për kundërshtarin dhe duhet të jemi të përgatitur të japim maksimumin tonë. Gjëja më e rëndësishme për ne janë ato tre pikë, dhe pastaj do të mendojmë për sfidat e radhës që na presin në tetor", tha Milevski.





