Maqedonia U19 kundër BeH në Radovish dhe Strumicë. 23 lojtarë në listën e Erhan Selimit

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 4 dhe 6 shtator. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin e Radovishit, ndërsa dy ditë më vonë, të dy ekipet do të përballen në Strumicë në stadiumin "Blagoj Istatov".

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë U-19, Erhan Selimi, do të mbështetet te lojtarët e mëposhtëm për ndeshjet miqësore kundër Bosnja e Hercegovinës:

Portier: David Ilioski (AP Brera), Onur Beshir (Teteks), Pavel Trajkovski (Partizan, Serbi);

Mbrojtës: Zlatko Radeski (Teteks), Abdulah Aslani (Lungby, Danimarkë), Gorazd Ristovski (Crvena Zvezda, Serbi), David Stojanoski (Bravo, Slloveni), Luka Atanasovski (Detonit), Andrej Murxheski (Vardar), Nazif Ceka (Shkëndija), Emir Sabotiç (Vardar);

Mesfushor: Kamenço Andonovski (AP Brera), Krenar Hoti (Rabotniçki), Marko Kish (Sesvete, Kroaci), Arif Loki (HB Koge, Danimarkë), Nenad Damjanoski (Domzhale, Slloveni), Viktor Delov (AP Brera), Admir Ljatifi (Osijek, Kroaci), Arif Loki (HB Koge, Danimarkë);

Sulmues: Igor Ristov (AP Brera), Ditmir Hoxha (Rabotniçki), Stefan Mladenovski (Crvena Zvezda, Serbi), Kadri Bruti (Shkupi);

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-19 po përgatitet për turneun kualifikues për Fazën Elite të kualifikimeve të Kampionatit Evropian. Nga 12 deri më 18 nëntor, Portugalia do të jetë nikoqire e turneut, ku do të përballemi me ekipin vendas, Belgjikën dhe Estoninë. Përpara kësaj, më 9 dhe 12 tetor, do të luajmë dy ndeshje të reja miqësore kundër Malit të Zi në transfertë.