Përfaqësueja e Maqedonisë përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Belgjikës (10 tetor, Gent) dhe Kazakistanit (13 tetor, Shkup). Sulmuesi i Glasgou Rexhersit, Bojan Miovski, beson se këto ndeshje janë ndër më të rëndësishmet në historinë e kohëve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll.
"E dimë se kundër çfarë lloj skuadre po luajmë. Jemi tashmë në fazën finale të kualifikueseve dhe deri më tani kemi treguar se dimë të luajmë futboll dhe për këtë arsye jemi në këtë situatë. Aktualisht jemi të parët në grup, kemi një golaverazh 11:2. Nëse dikush do të na kishte pyetur më parë nëse donim të gjendeshim në këtë situatë para kualifikueseve, sigurisht që do të kishim qenë të kënaqur, por puna nuk ka mbaruar ende. E dimë që jo vetëm kjo, por edhe dy ndeshjet e fundit kundër Kazakistanit dhe Uellsit janë ndër më të rëndësishmet në historinë e kohëve të fundit të kombëtareve."
"Ndeshja e parë është kundër Belgjikës dhe ne e dimë se kundër çfarë kundërshtari po luajmë. Jemi të vetëdijshëm për pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Kemi shumë mbështetje nga tifozët, e dimë se do të ketë shumë prej tyre, kështu që mendoj se do të shohin futboll të shkëlqyer. Belgjika është një ekip i shkëlqyer, ku nëntëdhjetë përqind e lojtarëve luajnë në pesë ligat më të mira. Por ne luajmë si ekip, këtë e kemi vërtetuar më parë."





