Miovski: Nuk pata asnjë hezitim për ofertën nga Renxhersi, shpresoj që të vazhdojmë ritmin e mirë me ekipin kombëtar

Përfaqëuseja "A" e Maqedonisë ka filluar përgatitjet për ndeshjet e ardhshme, përfshirë ndeshjet miqësore kundër Arabisë Saudite (4 shtator, Pragë) dhe Lihtenshtajnit (7 shtator, Shkup) në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Për shkak të një dëmtimi, Dimitar Mitrovski nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të shtatorit. Mesfushori i Olimpija Ljubljanë do të mungojë në ndeshje për shkak të një dëmtimi në kofshë, që e pësoi gjatë përgatitjes para ndeshjes së mbrëmshme të kampionatit slloven. Elif Elmas dhe Darko Çurlinov munguan në seancën e parë stërvitore dhe të dy do të jenë në dispozicion të trajnerit Milevski gjatë ditës së nesërme.

Bojan Miovski, i cili vetëm dy ditë më parë përfundoi transferimin e tij të madh te gjigantët skocezë Glasgou Renxhers, tregon për pritjet e tij në klub e ri skoces, si dhe pritjet e tij nga ndeshjet me ekipin kombëtar.

"Kur erdhi oferta nga Ranxhers, nuk hezitova, trajneri më dha mbështetje shtesë dhe jam i lumtur për këtë. Bëra debutimin tim kundër Seltikut, ishte hera e parë që ndjeva atë atmosferë, e dimë si është rivaliteti midis dy ekipeve. Në Xhirona, jo gjithçka ishte mirë, patëm një sezon të keq, kolektivisht dhe individualisht. Thjesht isha atje në kohën e gabuar dhe më duhej të merrja një vendim për të ardhmen time. U ktheva në ligën skoceze ku kisha luajtur më parë në Aberdinin, por tani në një klub shumë më të madh dhe historik."

"Kemi një formë pozitive në ekipin kombëtar, shpresoj se do të vazhdojmë me atë ritëm të mirë në ndeshjet e ardhshme. Duhet të përgatitemi mirë për Arabinë Saudite, e cila është një ekip kombëtar shumë serioz, dhe pastaj të përqendrohemi sa më shumë të jetë e mundur te Lihtenshtajni. Sot nuk ka ekipe të dobëta dhe ndeshje paraprakisht të fituara ."