KFV Istatov me fitore dyshifrore në duelin kundër KFV Vardar

Raundi i tretë i paplotë i Ligës së Parë të Futbollit për Vajza ishte në program gjatë fundjavës.

Në katër ndeshje të luajtura, u regjistruan nga dy fitore për ekipin mysafir dhe atë vendas, ndërsa më bindëse ishte skuadra e KFV Istatov, e cila triumfoi me 11:0 në ndeshjen kundër KFV Vardar.

Sevim Iljaz, Kristina Petrushevska dhe Melanija Grozdanova shënuan nga dy gola, ndërsa Iva Zdravevska, Elma Shemsoviq, Mia Golovska dhe Andrea Kolovska nga një.

KFV Top Gol regjistroi fitore jashtë fushës, pasi triumfoi ndaj KFV Reçica me rezultatin 5:3.

KFV Shkupi mposhti me 2:1 KFV Tiverija Brera, ndërsa AS Junajted shënoi fitore ndaj KFV Kamenica Sasa me 2:0.

Për shkak të paraqitjes në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, KFV Luboteni do të luajë ndeshjen e raundit të tretë ndaj KFV Koçanit, më 3 shtator.