Qendra e edukimit pranë FFM-së, kompletoi me sukses modulin e parë nga kursi i UEFA-së për liçencën Pro për trajner.

Pas pauzës prej gjashtë vitësh, sërisht është riformuar grupi prej 22 kandidatësh për nivelin më të lartë të liçencës Uefa Pro.

Pas hapjes të seminarit, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, mbajti fjalim rasti, duke dhënë mbështetje të madhe për të gjithë kandidatët . Kreu i futbollit të Maqedonisë theksoi se marrja liçencës PRO -Uefa- është me rëndësi të jashtëzakonshme për vetë federatën, pasi do të rrisë kriteret në Ligën e Parë dhe të Dytë kampionale , dhe në këtë mënyrë do të rrisë cilësinë e garave.

Në hapjen morën pjesë emra të shumtë të futbollit, Goran Pandev, Ilija Najdoski, Gjorgji Hristov, Koço Dimitrovski, Alekso Mackov, Zoran Stratev, Blagoja Milevski, Agim Ibraimi dhe Boban Babunski, të cilët me praninë e tyre dhanë inkurajim dhe motivim për kandidatët aktualë dhe të ardhshëm, në procesin e fitimit të titullit më të lartë të trajnerit që ofrohet nga UEFA.

Drejtori i Qendrës për Edukimin e Trajnerëve, Borçe Hristov, uroi të gjithë kandidatët për pjesmarjë të suksesshme.. Ai përgëzoi FFM-ën dhe Uefa-në dhe të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, duke vazhduar përpjekjet e saja për zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të profesionit të trajnerit në Maqedoni. Ai theksoi se do të kenë përpara gjithsejt tetë module, të mbushura me mundësi për përmirësimin, përmes një programi intensiv që do të përfshijë leksione, punëtori praktike (trajnime) dhe diskutime me edukatorë më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë. Gjatë trajnimeve, do të aplikohen metoda moderne, shembuj praktikë, seanca trajnimi dhe mësim teorik mbi tema që lidhen me procesin e trajnerëve, në përputhje me konventën e re të UEFA-s për vitin 2025/2026.

Një Interesim i madh për kursin, është një tregues inkurajues i rritjes së profesionit të trajnerit në futbollit në Maqedoni . Në mesin e atyre që u regjistruan ishin një numër i madh ish-lojtarësh dhe aktivë të futbollit, përfshirë lojtarët e ekipit përfaqësues, Darko Tasevski, Boban Grncharov, Vlatko Grozdanovski, Edin Nuredinoski, Mario Gjurovski, Filip Ivanovski, Dimitar Kapinkovski, Radenko Bojoviç dhe të tjerë, të cilët njohin vlerën e arsimit dhe vendosën për ardhmen e tyre drejt një karriere trajneri.

Qendra e Edukimit punon me kandidatë të motivuar dhe të përkushtuar, të gatshëm të investojnë plotësisht në procesin e mësimit. Nga ana e tyre, trajnerët do ti bëjnë publike njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale, si bazë për suksesin dhe zhvillimin e ardhshëm të secilit prej tyre në profesionin e trajnerit.

Një moment veçanërisht domethënës është fakti që për herë të parë, dy kandidate femra po marrin pjesë në kursin UEFA PRO, duke shënuar një hap të rëndësishëm dhe inkurajues drejt rritjes së pranisë së femrave në profesionin e trajnerëve. Pjesëmarrja e tyre thekson më tej angazhimin për mundësit të barabarta dhe përfshirjen në edukimin e futbollit, theksoi Borçe Hristov në fjalimin e tij. Procesi arsimor i kandidateve është mbështetur dhe financuar nga UEFA dhe FFM- ja , si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të zhvilluar futbollin e femrave dhe për të përmirësuar kapacitetet e trajnerëve femrave në nivel kombëtar.

Mësimi do të zbatohet plotësisht nga edukatorë nga Qendra e Edukimit dhe bashkëpunëtorë të jashtëm nga UEFA. Theks i veçantë do të vihet në tema të tilla si: lidershipi dhe menaxhimi në futboll, analiza e lojës, përgatitja psikologjike e lojtarëve, aftësitë e komunikimit dhe metodat moderne të stërvitjes. Në periudhën e ardhshme, është planifikuar një vizitë nga mentorët më të mirë të futbollit të propozuar nga UEFA, Albert Capellas, Guiness Melendez, Kurban Gurbanov, Guiness Melendez Soto dhe ekspertë të tjerë të njohur nga fusha e trajnerëve. Si ligjërues dhe mentorë nga Vujica Zihvkovic, Zhikica Tasevski, Lençe Aleksovska Velichkovska.

FFM-ja përgëzon të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre dhe vazhdon përpjekjet e saj, për zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të profesionit të trajnerit në Maqedoni.