Pas tre raundeve, katër ekipe kanë numrin maksimal të pikëve. Lideri aktual Makedonija Gj.P. regjistroi fitoren më bindëse, duke mposhtur Struga Trim Lum me 13:0.
Golashënuesi më i mirë i ekipit vendas ishte Mario Kostiç, ndërsa Fidan Sherifi dhe Alman Etemi shënuan nga dy gola secili.
Rabotniçki shënoi fitore me 7:0 ndaj Bashkimit, me Ditmir Hoxhën dhe Fuad Kerimin që shënuan nga dy gola secili.
Shkupi shënoi triumfin e tretë radhazi në ndeshjen kundër Skopjes, pasi shënoi një fitore 7:0 në shtëpi. Tarik Kerimi dhe Ariton Mehmed e mposhtën nga dy herë portierin kundërshtar.

Lojtarëve të AP Brerës u mjaftoi vetëm një gol për të fituar tre pikë të tjera në transfertë kundër Pelisterit.
Vardari festoi ndaj Tikveshit me 8:1, ndërsa ndeshja kaloi në shënnjë të Martin Jançevskit, i cili goditi rrjetën e kundërshtarit plotë 3 herë.
New Stars mposhti Teteksin me rezultatin 6:0 si vendas, Shkëndija ishte më e suksesshme se Arsimi, duke regjistruar një fitore 5:1, dhe nuk pati fitues në ndeshjen midis Ohrid Lihnidos dhe Bregalnicës, e cila përfundoi me nga tre gola të shënuar nga të dyja ekipet.
Superliga e të Rinjve – Rezultatet e raundit të 3-të
VARDARI – TIKVESH 8:1
PELISTERI – AP BRERA 0:1
RABOTNIÇKI – BASHKIMI 7:0
SHKËNDIJA – ARSIMI 5:1
MAQEDONIA GJ.P. – STRUGA 13:0
SHKUPI – SKOPJE 7:0
NEW STARS– TETEKS 6:0
OHRI – BREGALNICA 3:3





