Danev: Fitorja ndaj Malit të Zi do të vazhdojë serinë triumfuese

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 është duke u përgatitur për sfidën e re kualifikuese dhe sfida e radhës do të jetë ndeshja në transfertë kundër Malit të Zi. Pas humbjeve ndaj Polonisë dhe Italisë, Maqedonia mundi Armeninë 2:1 në Manastir dhe fitoi pikët e para në këtë cikël kualifikues.

Kjo është sigurisht një shenjë e mirë duke pasur parasysh fillimin e dobët të kualifikimeve, por asgjë nuk është humbur, ka ende shumë pikë për t'u fituar.

"Triumfi kundër Armenisë para tifozëve vendas na dha "shtyrje pas shpine". Fitorja erdhi në momentin e duhur, në mënyrën më të mirë para publikut tonë. Atmosfera tani është në nivelin më të lartë. Nuk ka nevojë për eufori në kampin tonë, përkundrazi. Ne shkojmë në Mal të Zi të përqendruar dhe të përgjegjshëm për të luajtur një tjetër duel dhe për të fituar pikë të reja. Sa i përket kundërshtarit, është një ekip i mirë, i cili, si çdo rival tjetër, ka anë pozitive, por edhe negative. Varet nga ne të korrigjojmë gabimet teknike në lojën tonë, ta ngremë nivelin në një nivel tjetër dhe natyrshëm të fitojmë pikët që do të na japin një stimul edhe më të madh dhe një pozicion më të mirë në këto kualifikime" - tha Dimitar Danev.