Janë caktuar zyrtarët për ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë në konkurencën e femrave.
Për gjyqtar kryesor është deleguar Marjan Dejanoski nga Kërçova, ndërsa asistentët e tij do të jenë Vjollca Izeiri nga Gostivari dhe Angela Domazetovska nga Manastiri. Roli i gjyqtarit të katërt i është besuar Furkan Idrizit
Në dhomën VAR-it do të jenë Nikola Kostençev nga Shkupi si gjyqtar VARI dhe Darko Vidiniq nga Shkupi si gjyqtar AVAR-i, ndërsa operator do të jetë Petar Stojanovski nga Shkupi.
Për kontrollues të gjykimit është caktuar Gjorgji Karajanov nga Gjevgjelia, ndërsa delegat i ndeshjes do të jetë Sasho Stojanovski nga Makedonski Brod.





