Mësohen finalistët e Kupës së Maqedonisë për moshat e reja

Ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë në garat e të rinjve kanë përfunduar dhe janë mësuar ekipet që do të luftojnë për trofetë.

Në ekipin e të rinjve, AP Brera dhe Shkupi do të përballen në duelin vendimtar për Kupën e Maqedonisë. Lojtarët e skuadrës nga Strumica triumfuan 8:0 në gjysmëfinale kundër Pelisterit. Ivan Tançev shënoi tre gola, Gligor Buçkov shënoi dy herë dhe Ivan Shiriç, Hristijan Krstev dhe Stefan Vojceski shënuan nga një gol.

Shumë emocione solli ndeshja midis Shkupit dhe Vardarit, në të cilën skuadra nga Çairi triumfoi me 3:2, me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.

Shkupi kaloi në epërsi në minutën e shtatë me gol të Sudejs Çajanit, dhe Shkelqim Ferati e ngriti epërsinë në 2:0.

Në pjesën e dytë, Vardari fillimisht ybuti epërsinl me golin e Nikola Ristevskit në minutën e 65-të, dhe vetëm katër minuta më vonë Ivo Markovski barazoi shifrat në 2:2.

Ilir Xhoni i solli fitoren Shkupit në minutën e 90-të të ndeshjes.

Në garën e kadetëve, Vardari dhe Pelisteri siguruan pjesëmarrjen në finale.

Vardari mposhti AP Brerën me rezultatin 4:1 në Shkup. Mysafirët nga Strumica kaluan në epërsi me gol të Filip Kuleskit, ndërsa në minutën e 31-të Nevzat Asani barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, “kuqezinjtë” shënuan edhe tre gola të tjerë. Pas katër minutash shtesë, Luka Georgioski i dha Vardarit epërsinë 2:1, ndërsa më pas Asani e çoi rezultatin në 3:1 në minutën e 61-të.

Rezultati përfundimtar u vendos nga Kosta Boshkovski me golin në minutën e 84-të.

Pelisteri eliminoi skuadrën e Nju Starsit në Shkup pas një fitoreje 2:0, me golat e shënuar nga Martin Talevski në minutën e 64-të dhe Jovan Mrmaçovskit në minutën e 90-të.

Datat për ndeshjet finale do të përcaktohen më vonë.