Rabotniçki është në një pozicion të palakmueshëm, i parafundit në tabelë me vetëm shtatë pikë të fituara, dhe nisja pranverore nuk ishte sipas dëshirave të trajnerit Muarem Muarem. Ekipi nga Debar Maalo humbi në transfertë kundër Pelisterit në Manastir me 4-1.
Sfida e dytë është edhe më e madhe, Rabotniçki pret sot në stadiumin e FFM-së liderin e tabelës, Vardarin.
„"Ne vazhdojmë të luftojmë dhe në çdo ndeshje të radhës do të japim maksimumin për të arritur qëllimin tonë. Pozicioni në tabelë dikton qartë se na duhen pikë dhe do të bëjmë gjithçka për t'i fituar ato. Vardari është lideri i tabelës, ata kanë një ekip të shkëlqyer, por kjo duhet të jetë edhe më shumë motivim për ne që të luajmë sa më mirë që mundemi", thotë kapiteni i Rabotniçkit, Besir Demiri.
Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Vardarit do të luhet në stadiumin e FFM-së, me fillim në orën 13:00.





