Dueli midis dy ekipeve rivale, Bregallnicës dhe Bellasicës përfundoi me fitoren e mysafirëve, të cilët fituan tre pikët me një gol të Kostadin Kapsarov në minutën e 81-të.
Derbi nuk i përmbushi pritshmëritë, por imperativi për të arritur fitoren ishte qartë një pengesë për të dyja ekipet që të jepnin më të mirën e tyre.
Bregallnica pati një shans për të kaluar e para në epërsi, por Riste Temelkov nuk arriti ta shndërrojë penalltinë në gol. Pas triumfit të sotëm, Belasica iu bashkua garës për renditjen më të lartë.

Lideri Shkëndija e Haraçinës vazhdoi serinë e fitoreve pasi mposhti Vardarin në Negotinë me rezultatin 2:1. Goli për tre pikë të tjera u shënua në minutën e pestë të kohës shtesë nga Ljupço Trpeski.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Martin Mladenoviç në minutën e 70-të. Nëntë minuta më vonë, Dario Desniç barazoi në 1:1.

Në një tjetër duel midis dy ekipeve në garë për vendin e parë, Ohrid Lihnidos festoi ndaj Shkupit me rezultatin 1:0. Ndeshja u vendos në minutën e 17-të kur Ivan Gligorov mposhti portierin kundërshtar.

Një gol i mjaftoi Teteksit për të regjistruar fitoren në ndeshjen me Pobedën, rrjetat u mbajtën larg në duelin Kozuv – Osogovo, ndërsa Novaci ishte më bindës, duke triumfuar ndaj Sloga Vinicës me rezultatin 4:0.
Prespa festoi kundër Golemo Konjarit me rezultatin 4:2, ndërsa Kamenica Sasa dhe Detonit Plaçkovica luajtën pa fitues 2:2.





