Struga Trim Lum rikthehet në krye, fitore bindëse ndaj Arsimit

Ekipi i Struga Trim Lum vazhdon serinë e rezultateve pozitive dhe merr përsëri pozicionin e liderit, pasi që shënoi një fitore të merituar me 4:0 në përballjen me Arsimin.

Që në fillim, vendasit diktuan lojën e tyre dhe krijuan hapësirë për gjuajtje drejt portës mysafire. Pas një krosiimi nga e majta, Kompaore u gjend i vetëm dhe goditi fort me kokë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Nuk kaloi shumë kohë, kur në minutën e 20-të, pas një pasimi të shkëlqyer nga Besmir Bojku, Marjan Radeski shënoi saktë për epërsinë 1–0.

Arsimi pati rastin më të mirë të pjesës së parë me anë të Armin Besagiç, i cili pas një gjuajtjeje të kthyer nga mbrapa goditi traversën e portës së Strugës me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, por më vonë Roçi provoi një gjuajtje, por topi përfundoi mbi portë.

Në pjesën e dytë, Struga shpejton ritmin dhe e kontrolloi plotësisht lojën. Në minutën e 54-të, pas një aksioni të shkëlqyer midis Bunjamin Shabanit, Jevtovskit dhe Kompaorës, topi arriti përsëri te Shabani, i cili shënoi për 2–0. Vetëm dy minuta më vonë, i njëjti lojtar ishte përsëri i saktë për 3–0, duke konfirmuar dominimin e kampionit.

Goli i katërt u shënua nga Malevski, pas një gjuajtjeje të gjatë diagonale të dërguar nga i riu Hamza.

Struganët vazhdojnë luftën për titull dhe aktualisht kanë dy pikë më shumë se Vardari, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Nga ana tjetër, Arsimi është në vendin e shtatë dhe do të ketë një detyrë të vështirë për të siguruar mbijetesën në sezonin e tij të parë në elitë.