Me dy javë të mbetura në sezonin e Ligës së Dytë, një betejë e madhe shihet në horizont për ikuadrim në futbollin elitar të Maqedonisë.
Derbi i javës së 28-të u luajt në Shtip, ku para tribunave të mbushura deri në fund, lideri aktual Bregalnica dhe Shkëndija e Haraçinës u ndalën në barazim 1:1.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Nikolçe Sharkoski-t në minutën e 16-të, ndërsa në minutën e 68-të, Kostadin Kapsarov barazoi rezultatin pasi shënoi me sukses nga pika e bardhë.
Skopje mposhti Teteksin me një gol të Merdian Ramadanit në minutën e 21-të dhe pas kësaj fitoreje jashtë fushe, ata u barazuan me pikë me Bregallnicën dhe të dy ekipet kanë nga 65 pikë, me dy xhiro deri në fund të kampionatit.
Ohri shënoi fitore pa probleme të mëdha në ndeshjen kundër Golemo Konjarit. Dimitrij Dimitrievski i dha ekipit vendas epërsinë 1:0 në minutën e 26-të.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Viktor Naumovski ngriti epërsinë në 2:0, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:0 e vendosi Stojan Poposki me gol në minutën e 73-të.

Dominimin e ekipeve mysafire në këtë raund e konfirmoi Kozhuvi, me një triumf prej 8:0 ndaj Pobeda Prilep, si dhe fitoren e Osogovës prej 4:0 në ndeshjen kundër Vardarit nga Negotina.
Detonit Plaçkovica gjithashtu shënoi fitore si mysafir duke triumfuar me 3:0 ndaj Prespës, ndërsa nderin e vendasve e shpëtuan Kamenica Sasa dhe Novaci, të cilat shënuan fitore minimlae (1:0) në duelet me Sloga Vinicën dhe Bellasicën.
Në prag të dy raundeve të fundit, Bregallnica e Shtipit dhe Skopje kanë nga 65 pikë, dy më shumë se Shkëndija e Haraçinës, ndërsa Ohri është i katërti me 62.

Në raundin e ardhshëm të 29-të, i cili është planifikuar për më 16 maj, Bregallnica do të luajë si mysafire në Osogovë, Golemo Konjari do të mirëpresë Skopjen, ndërsa Ohri udhëton në Radovish për një duel kundër Detonit Plaçkovicës. Ndërkohë Shkëndija e Haraçinës do të përballet me Novacin.
Fillimi i ndeshjeve është planifikuar për në orën 16:30





