KMF Projekt fitoi kurorën e dyfishtë në sezonin e futsalit!

Ekipi i KMF Projekt nga Josifova, fitoi kurorën e dyfishtë në sezonin e sivjetëm të futsalit. Pasi fitoi finalen e Kupës së Maqedonisë, KMF Projekt festoi edhe në kampionat.

Ekipi nga Josifova ishte superior në kampionatin shtetëror , duke kaluar përfundimisht vijën e finishit e para me 21 pikë më shumë se KMF Kegi Mobi nga Velesi, i cili ishte kundërshtari në ndeshjen vendimtare për fitimin e trofeut të Kupës.

Për KMF Projekt, ky është titulli i dytë kampion pas fitores së mëparshme në vitin 2021.

KMF Balkan 2017 dhe KMF Mal Ajax po largohen nga liga e parë, ndërsa KMF Zhelezarec dhe KMF SEE University do të marrin pjesë në ligën e parë nga sezoni i ardhshëm.