Organizatori i ndeshjes së play off-it të Botërorit 2026 midis ekipeve kombëtare të Danimarkës dhe Maqedonisë njoftoi se do të fillojë shpërndarjen e biletave nga fillimi i javës së ardhshme.
Të gjithë ata që kanë blerë biletat për sektorin e dedikuar për tifozët e përfaësueses së Maqedonisë do t'i marrin biletat e tyre përmes email-it, duke filluar nga dita e hënë (16.03.2026).
Sipas informacioneve të fundit, ende ka një numër të vogël biletash në shitje dhe të gjithë ata që nuk kanë siguruar një biletë dhe duan të mbështesin përfaqësuesen e Maqedonisë në ndeshjen kundër Danimarkës në Kopenhagë, mund ta blejnë një të tillë.
Ndeshja gjysmëfinale e play-off-it midis ekipeve kombëtare të Danimarkës dhe Maqedonisë do të luhet më 26 mars në stadiumin Parken, me fillim në orën 20:45.,





